Gruevski:Më 15 tetor do përfundojë makthi

100 ditët e kaluara ishin plotë gënjeshtra, kuadër të dështuar dhe rrënim të institucioneve, dështim të ekonomisë dhe hapa të gabuar, këtë e ka përjetuar vendi në qeverisjen e LSDM, kështu ka deklaruar lideri i VMRO Nikolla Gruevski në konferencën e tij për shtyp, transmeton Zhrunal.mk

Ai ka deklaruar se qytetarët duan jetë më të mirë pasiqë me këtë që e kanë është rritur pakënaqësia e qytetarëve ndaj pushtetit.

“Makthi do të mbarojë më 15 tetor, dënimi do arrijë shumë shpejtë, populli do treogjë atë që mendon, ne shkojmë përpara me popullin që të ndalojmë këtë kaos që e bëjnë ata, nëse kështu vazhdojnë do kenë sulm të ashpër të ekonomisë andaj dhe do vijmë shpejtë në pushtet, nuk kontaktojnë biznesmenët që duan të investojnë në vend”, ka thënë Gruevski.StrugaLajm

“Sipas asaj që e kemi parë deri më tani në tre muaj e fundit dhe 100 ditët e qeverisë e qartë është se krijojnë atmosfera për investitor të huaj. Me këtë atmosferë në këto tre muaj kam frikë se një pjesë e madhe e kompanive do t’i humbim dhe nuk do mund të hapen vendet e reja të punës”, ka deklaruar mes tjerave Gruevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...