Aktuale
Hajduti ‘pasurohet’ nga vjedhja me 30.000 euro në Kërçovë
Sot në ora 10.30 në fshatin Arangjel të Kërçovës, personi A.S ka denoncuar në polici se tek shtëpia e familjes së tij janë vjedhur 15.000 euro, 2550 franga zvicerane dhe shumë të madhe të stolive të arit, përcjell TetovaSot.
Sipas raportit të policisë dëmi i përgjithshëm është rreth 30.000 euro.
Tani për tani është e paqartë se ka arritur të futet hajduti në shtëpi, dhe se nga Ministria e Brendshme kanë njoftuar se ka filluar hetimi.