Hajni i kulturuar!

Nga Emin AZEMI

Një Komisariat policie në SHBA publikoi në Facebook, foton e një qytetari të kërkuar nga drejtësia, shoqëruar me të dhënat përkatëse rreth identitetit të tij, me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë ta identifikojnë dhe të njoftojnë organet përkatëse.
Surpriza ishte se vetë i kërkuari, në një koment në postimin e policisë, shkroi:”Ruani gjakftohtësinë se do të dorëzohem vetë!”
Policia iu përgjigj me fjalët:”Jemi në pritjen tënde, na gjen në punë nga ora tetë e mëngjesit deri në orën pesë pasdite. Nëse të duhet ndonjë mjet transporti, ta dërgojmë menjëherë.”
Të nesërmen, i kërkuari u shkroi në koment:”Kërkoj ndjesë dhe lutem të më prisni dhe disa ditë të tjera sa të mbyll ca çështje.”
Kjo ngjarje u përhap në rrjetet sociale dhe një nga qytetarët amerikanë pyeti policinë nëse i kërkuari ishte dorëzuar vërtet apo jo, ndërkohë që policia e mohoi.
Pas këtij komenti, i kërkuari shkroi:”Ju kërkoj ndjesë sepse jam vetë fajtori i kësaj vonese dhe jo ju, nesër pas darke do të vij në komisariat dhe do të dorëzohem. Ju faleminderit për durimin.”
Një ditë më pas, polica postoi një status tjetër mbi të kërkuarin në fjalë, me komentin:”Na premtove se do të dorëzohesh sot dhe nuk e mbajte fjalën.”
Ndërkohë, i kërkuari, postoi një foto selfi të tij duke rënë ziles së derës së komisariatit, shoqëruar nga komenti:”Sapo mbërrita!”.
Po ia vleka me i dërgu në ShBA një grup hajnash të këtushëm me i trajnu, sepse iu ka dalë boja hajnave të pa edukatë.
Ja një dialog i mundshëm në mes të policit dhe hajnit pas trajnimit:
Polici: Zotëri hajn, a je lodhë hiq, a ke nevojë per najfar ndihme
Hajni: Për momentin nuk kam nevoje per ndihme
Polici: Na trego kur je i gatshëm te dorezohesh
Hajni: Patjetër, posa ta kryej një dallavere me një koleg tuajin do të paraqitem vet në stacion.
Polici: Ju lutem, ç’janë këto fjale, ne radhet tona nuk ka polic qe bashkëpunon me hajnat.
Hajni: gabim e keni. Tani derisa po flasim ndodhem me një koleg tuajin dhe ai po më njofton se si t’i fshehi gjurmët e hajnisë.
Polici: ku po do me dale me kete dezinformatë?
Hajni: Nuk është deziformatë por realitet. Si provë materiale e keni kolegun tuaj nga i cili posa mora një qese droge për t’ua shpërnda nxënësve.
Polici: Mos keni pa ndonje enderr. Kolegët tanë nuk merren me felliqesira te tilla
Hajni: ok, atehere me lejoni qe ne stacion te vi bashke me kolegun tuaj dhe merrjani gjurmët e gishtërinjve nga qesja e drogës.
Polici: Jo, jo..
Hiq mos u dorezo… Vazhdo biznesin se nuk paskemi llogari me të arrestu…. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...