Hakmarrja shqiptare “zbarkon” edhe në Gjermani

Nga fillimi i vitit, nga një motoçikletë në lëvizje dy shqiptarë të rinj dyshohet se kanë vrarë një bashkëkombas të vetin në Niedersachsen të Gjermanisë. Që nga e enjtja, ata gjenden para Gjykatës.

Të shtënat që shkaktuan vrasjen e një shqiptari në qytezën Visselhövede, kanë shkaktuar reagime të shumtë, pasi u shkaktuan para një shkolle fillore. Një plumb e kishte goditur xhamin e klasës, por për fat të mirë askush nuk ka pësuar.StrugaLajm

Dy të pandehurit, një shqiptar 23 dhe një tjetër 24-vjeçar, para Gjykatës krahinore në Niedersachsen akuzohen për vrasje. Motivi ka qenë gjakmarrja, pasi disa vite më herët, viktima e ka vrarë një anëtar të dy të rinjve dhe për këtë ka vuajtur edhe burg, shkruan „Tag24“, përcjellë „Shtegu.com“.StrugaLajm

Por, procesi gjyqësor është ndërprerë për shkak të leximit të gabuar të akuzës. Pjesëmarrësve të procesit paraprakisht u është lexuar gabimisht akuza nga juria e Gjykatës. Seanca e radhës do të vazhdojë pas dy javësh. (Shtegu.com

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...