Halil Snopçe: Të ishte kryeministri Zaev në Kuvend, do ti jepja 100 euro

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka theksuar edhe një herë se pozita e deputetin në vendin tonë është e degraduar. Ai këto komente i bëri sonte në emisionin “Top Tema” në Tv Telma.

“E ka thënë edhe në një seancë të Kuvendin se pozita e deputetit është e degraduar. E them kështu, pasi ne zgjidhme nga populli, e pastaj çohet dikush jep dorëheqje për të shkuar ministër. Ndërkohë, si zhvillohen debatet aty, është për të ardhur keq”, tha Snopçe.Reklame

Duke u përgjigjur rreth harxhimeve rrugore të deputetëve, Snopçe tha se në një seancë kuvendore i ka bërë gati 100 euro t’ia jap kryeministrit Zoran Zaev.

“Isha i gatshëm t’i jap 100 euro kryeministrit Zave, pasi ai aq harxhoi derisa ishte akoma deputet në dy seanca që kishte ardhur nga Strumica. 600 kilometra vajtje-ardhje aq kushtojnë për derivat me veturë”, tha Snopçe, duke shtuar se Zaev kishte bërë PR të fuqishëm e të dalë pozitiv në opinion për gjoja shfuqzimin e harxhimeve rrugore të deputetit.StrugaLajm

Ai shtoi më tej se jo vetëm ministri, por edhe një drejtor në nivel shteti është më i privilegjuar se deputeti, edhe pse ata nuk zgjidhen drejtpërdrejtë nga populli.

Ndryshe, në vendin tonë ka mbi 1.300 pozita udhëheqëse shtetërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...