Agim Rifati, mërgimtari strugan me denoncim:Vajza ime me fëmijë të vegjël u deportuar nga Maqedonia sepse ai shtet nuk njeh dokumentin e udhëtimit nga Gjermania

Agim Rifati, mërgimtari që punon dhe jeton në Gjermani me origjinë nga Struga deri te Strugalajm.com ka ngritur shqetësimin se vajza e tij bashkë me familjen e saj me dy fëmijë të vegjël është deportuar në Gjermani nga ana e policisë, së Aeroportit të Ohrit, duke përjetuar një situatë stresuese dhe aspak humane. Sipas Rifatit, autoritetet policore të Aeroportit të Ohrit, në mënyrë të njëanshme dhe aspak korrekte janë prononcuar se nuk njohin dokumentin e udhëtimit të lëshuar nga shteti gjerman duke e detyruar të rikthehen në Gjermani me avionin e radhës. StrugaLajm

Ai shton se pas këtij momenti të rëndë për familjen e vajzës së tij dhe rikthimin në Gjermani,ka kontaktuar autoritetet gjermane të cilat janë çuditur pse autoritetet e Maqedonisë nuk kanë njohur një dokument udhëtimi të lëshuar nga shteti gjerman i cili është valid për udhëtime jashtë Gjermanisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...