Hapja zyrtare e vakëfeve të reja në Strugë dhe Dollogozhdë (25.04.2022)

Hapja zyrtare e vakëfeve të reja në Strugë dhe Dollogozhdë (25.04.2022)
Myftinia e Strugës në krye me myftiun Mr. Salim Sulejmani, bëri hapjen zyrtare të vakëfit të ri në Strugë. Në këtë ngjarje historike prezent ishte Reis Ulema, Hfz Shaqir ef. Fetahu dhe kryetari i komunës, Z. Ramiz Merko. Pas hapjes së vakëfit në Strugë, myftiu i shoqëruar nga Reis Ulemaja dhe mysafiri nga shqipëria, myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, nën prezencën e imamëve dhe këshillit të xhamisë së fshatit Dollogozhdë, bënë hapjen e vakëfit të ri edhe në këtë fshat.
Në fjalët e tyre, Reis Ulemaja dhe muftiu i Strugës, pasi falënderuan të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e këtyre ndërtesave të vlefshme dhe që do jenë në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve, potencuan se vakëfet janë e ardhmja ekonomike e organizimit të jetës fetare, andaj duhet dhënë rëndësi të veçantë. Gjithashtu, falënderuan edhe kryetarin e komunës për përkrahjen e madhe që i jep myftinisë së Strugës.
Zoti i shpërbleftë me të mirat e tij të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëmbatjen e vakëfeve.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...