Haxhi Dauti tashmë edhe në tregun muzikor amerikan me platformën VEVO (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar Haxhi Dauti është rikthyer përsëri fuqishëm në skenën muzikore, kësaj radhe me një projekt internacional duke u bërë pjesë edhe e platformës më të madhe ndërkombëtare VEVO.

Rockeri strugan ka risjellë të përpunuar në gjuhën angleze këngën “Adrijana” të cilën e ka kënduar në vitet e para të karrierës së tij muzikore, por kësaj radhe ai e risjell në një version të ri edhe me një videoklip mjeshtërisht të realizuar nga producenti i talentuar Valon Dervishi në New York.

Në kuadër të këtij projekti me stilin e tij unikal Rock&Roll, Dauti ka realizuar edhe këngën “When I Think of You” e cila poashtu gjendet në platformën botërisht të njohur VEVO.

“Ky projekt vjen si kërkesë e shumë miqve dhe simpatizuesve të muzikës që unë bëj. Për vite me radhë miq shqiptar, amerikan por edhe të tjerë kanë kërkuar që unë të realizoj këngë edhe në gjuhën angleze dhe ja falë angazhimit tonë të përbashkët sot ky projekt po del në dritë. Dua të falenderoj gjithë bashkpuntorët për mbështetjen që më kanë dhënë ndër vite, por veçanërisht publikun shqiptar i cili është edhe frymëzimi dhe motivi im kryesor” tha Haxhi Dauti.StrugaLajm

“I’m getting Tired” dhe “Your Face” janë këngët që do të lansohen së shpejti dhe do të mund të ndiqen përmes “Youtube” gjithmonë në kuadër të platformës VEVO, ndërsa “House of Rising Sun”, “O mommy mommy blue” dhe “I who have nothing” do të vijnë si “remake”.StrugaLajm

Haxhi Dauti u ngrit lartë në skenën muzikore shqiptare me prezantimet e tij në fillimet e festivalit të RTSH-së 93′ 94′ 95′, ku super hitet si: “Larg u largova”, “E njejtë mbetet Itaka” dhe “Fletë trëndafili” ende janë të freskëta në kujtimet e dashamirësve të muzikës. Që nga ajo kohë ai ka marrë pjesë në dhjetra evenimete muzikore në vendlindje dhe diasporë, ndërsa tashmë ai po ngjitet edhe tregun ndërkombëtar.

Më poshtë ju sjellim dy këngët e tija më të reja të projektit më të fundit në bashkpunim me VEVO të cilat ju sygjerojmë ti dëgjoni.

In : Aktuale

Loading...
loading...