Hazbi Lika: Përfshirja e BESËS dhe tjerëve në Qeveri, pro dhe kundër?!

Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika ka theksuar se ende po bisedohet për zgjerimin e koalicionit qeverisës dhe se tanimë në fillim ka mendime që janë pro dhe kundër përfshirjes së partive të reja në kuadër të koalicionit qeverisës midis LSDM dhe BDI, informon INA.

“Kemi tema të hapura, është duke u biseduar në kuadër të partive dhe brenda subjekteve tona. Mendimet janë pro dhe kundër. Megjithatë vendimi final do të jetë I praushëm për të gjithë. Jemi në bisedime për të zgjeruar koalicionin. Varësisht nga platformat e partive që janë opozitare për të plotësuar vendet e zbrazëta në Qeveri.”, theksoi zëvendëskryeministri Lika.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...