Heronjtë e Vjenës! Ata që shpëtuan jetë në çastet më kritike

Gjatë sulmit terrorist në Vjenë, në momentet kur sulmuesit pa mëshirë shtinin me kallshnikov mbi qytetarë, policë por edhe kalimtarë të rastit u shndërruan në heronj të ngjarjes tragjike.

Njëra nga policet që u përball me terroristët ishte edhe Doruntina Miroci me prejardhje nga Kosova. Për të ka shkruar ambasadori i Kosovës në Gjermani, i cili tha se Miroci është mbesa e tij.

“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”,- shkruan Beqë Cufaj, ambasador i Kosovës në Gjermani.

Dy kalimtarë të rastit, me origjinë turke, po ashtu u vlerësuan si heronj sepse shpëtuan dy zonja dhe ndihmuan një police. Ata ndihmuan një të moshuar të plagosur duke e futur në një restorant, e më pas vazhduan me misionin e tyre të shpëtimit. StrugaLajm

Njëri prej tyre mbeti i plagosur. E për të përgëzuar Rexhep Taip Gultekinin dhe Mikail Ozerin për aktin e tyre, u kujdes vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.StrugaLajm

“Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata. Ne e duam krijimin falë Krijuesit, pavarësisht nga feja ose sekti i tyre. Vetëm të qenit njeri është e mjaftueshme për t’i dashuruar ata”,- deklaroi Rexhep Taip Erdoan, presidenti i Turqisë.

Edhe mjeku Bujar Muqolli me prejardhje nga Kosova u bë po ashtu heroi i tragjedisë së parmbrëmshme. Ai ishte mjeku kujdestar që pranoi dhe mjekoi të plagosurit që vinin në ‘Clinic Donaustadt’.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla tha se tre nga policët që pardje u konfrontuan me terroristët janë shqiptarë nga Kosova, që jetojnë dhe punojnë në Vjenë.

In : Aktuale

Loading...
loading...