Heshtja e Menduh Thaçit!

Nga Naser Pajaziti

Kryetari i PDSH, Menduh Thaçi gjatë kohë është larg vëmendjes së mediave dhe nuk i është dëgjuar zëri. Një heshtje të tillë e ka kapluar edhe partinë e tij, edhe pse një aktivist lokal shpesh e thotë “heshtja që flet”.

Prania e tij mungon edhe në Kuvend, por qëndrimet e kësaj partie tashmë janë të qarta në përkrahje të ligjeve dhe disa propozimeve të Qeverisë aktuale.

Edhe zërat për zgjerimin e Qeverisë kanë përfshirë protagonizmin e kësaj partie me dy deputetë, apo me një sepse Thaçi vështirë të llogaritet se gishti votues i makinerisë së maxhorancës.

Matematikat e Zaevit shpesh po e nxjerrin edhe PDSH se do bëhet pjesë e qeverisjes së tij. E një preferencë për këtë nuk fshihet as nga disa protagonistë në BDI duke përfshirë edhe Ali Ahmetin, që nuk ka përjashtuar një gjë të tillë.

Por surpriza apo lajmi për këtë pritet të dal vetëm nga Thaçi dhe krerët e partisë së tij.StrugaLajm

Hyrja në Qeveri mund të konsiderohet si një risk i madh, ku nëse hyn mund të rikthehet paksa, duke pasur parasysh logjikën e të qenit në pushtet, një standard iracional në mentalitetin e votuesit shqiptar.

Ndërsa ana tjetër, një shkrirje fatale sikur PPD-ja, duke qenë nën hijen e të mëdhenjve.

Thaçi dikur ‘frontmeni’ i opozitës a thua e ka kuptuar se ka një realitet ndryshe dhe po i jep hapësirë oponentëve të tij opozitar apo në planet e tij po zihet diçka për një rikthim ndryshe, duke pritur që konkurrentët e tij opozitar të harxhojnë kondicionin e veprimit politik.

Megjithatë janë shumë arsye dhe të panjohura që vetëm Thaçi i di se përse ka zgjedhur një veprim apo strategji të tillë politike.

In : Aktuale

Loading...
loading...