Historike:Dhjetë gra arabe pajisen me patentë për drejtim të automjeteve
Arabia Saudite u ka lëshuar grave patenta për drejtim të makinave për herë të parë në disa dekada, vetëm disa ditë pasi është larguar ndalesa shtetërore për këtë gjë, transmeton REL.
Dhjetë gra kanë zëvendësuar këtë dokument me patentat e huaja në disa qytete saudite.
Sipas ligjeve të këtij shteti, gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për shumicën e vendimeve dhe veprimeve, duke përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të automjetit.
Më herët familjeve u është dashur të angazhojnë shofer privat për të bartur gratë nga një lokacion në tjetrin.
Mirëpo grupet për të drejtat e njeriut në Mbretëri kanë bërë fushatë me vite për t’iu siguruar grave këtë të drejtë, derisa disa prej tyre janë burgosur për shkak të sfidimit të këtij rregulli.
Ministria saudite për Informim ka thënë se pritshmëritë janë që javën e ardhshme edhe 2,000 gra të tjera t’i shtohen personave që kanë të drejtë të ngasin makinën në Mbretëri.
Sipas ministrisë dhjetë gratë që tashmë kanë fituar patentat e tyre “kanë bërë histori”.
“Kjo është ëndërr që më është realizuar pasi tani mund të drejtojë makinën në Mbretëri”, është cituar të ketë thënë Rema Jawdat, ka njoftuar ministria.