Holandezja ka raportuar se është përdhunuar në Ohër

Një grua holandeze ka raportuar se është përdhunuar në Ohër. Nga burime policore mësojmë se mbrëmë në shoqërinë e dy personave nga fshat i Ohrit kanë qenë dy holandeze. Mbrëmjen e miqësisë e nisën në Ohër, e më pas vazhduan në shtëpinë e njërit prej banorëve. Një grua holandeze raportoi se ishte përdhunuar, dhe tjetra se nuk ishte përdhunuar. Nga hetimet që po kryen aktualisht policia e Ohrit, rezulton se nuk ka gjurmë dhune ndaj gruas që ka raportuar se është përdhunuar. Pas kontrollit mjekësor u konstatua vetëm se gruaja ka kryer marrëdhënie seksuale. Nuk ka shenja të habitshme vetëmbrojtjeje edhe te burri për të cilin holandezja pretendon se e përdhunoi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...