Legjendat nuk vdesin kurrë. Kjo ishte thënia mbi bluzat e disa tifozëve në ceremoninë e ndezjes së qirinjve në qendër të Prishtinës në nderim të ikonës së futbollit Fadil Vokrri.
Kryetari i FFK’së dhe legjenda e futbollit kosovar vdiq sot në mëngjes përgjatë kohës sa ishte në palestër.
Një arrest kardiak doli të ishte fatal për Vokrrin i cili nesër pritej të nisej për në Rusi, ku do të merrte pjesë në hapjen e Kampionatit Botëror.
Varrimi i legjendës kosovare do të bëhet nesër me fillim nga ora 17:00, në varrezat e kryeqytetit.
Ngushëllime për humbjen e emblemës së futbollit në Kosovës kanë shprehur edhe institucionet më të lartë të futbollit si UEFA dhe FIFA.