Hoxha shqiptar në Zvicër i tha “Po për ndalimin e mbulesës”

Imami shqiptar nga Bern, Mustafa Memeti ka mbrojtur publikisht miratimin e ndalimit të mbulesës. Ai mendon se veshja e burkave vulos ato që i veshin dhe parandalon emancipimin e tyre

Nisma “Po për ndalimin e mbulesës” po shkakton debate. Tani një imam nga Bern shprehet në favor të pranimit të nismës. Në një intervistë për “Bund”, Mustafa Memeti thotë se burka është një fenomen i lashtë që nuk ka vend në shoqërinë moderne dhe inovative, transmeton Shtegu.com.StrugaLajm

“Për shumicën e myslimanëve, as burka dhe as iniciativa që dëshiron ta ndalojë atë nuk kanë përparësi”, tha teologu mysliman, i cili tashmë 39 vite jeton në Zvicër. «Këtu në Perëndim, unë nuk shoh ndonjë perspektivë për gratë nëse veshin një burka. Parandalon emancipimin”, thotë Memeti. “Nisma për to është diçka si një pako shpëtimi”. Në Shtëpinë e Religjioneve në Bernë, ai punon si imam dhe vepron si president i Forumit për Organizatat Islamike Shqiptare në Zvicër (KFAOS).StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...