Hoxhallarët dhe priftërinjtë luajnë futboll, nuk do ta besoni kush ishte gjyqtar

Rreth 8.000 persona kanë marrë pjesë në festën familjare në fushën e gjelbër të VfL Benrath, në Düsseldorf. Aty u takuan klerikët myslimanë e të krishterë në një ndeshje miqësore.

“Integrimi është një dëshmi e fuqisë së futbollit”, është motoja e Federatës së futbollit gjerman (DFB). Se kjo nuk është vetëm një frazë margjinare, dëshmoi edhe Kupa e gjashtë e KDDM-së gjatë festës së kaluar. Tani gjashtë vite me radhë, “Rrethi i myslimanëve nga Düsseldorfi (KDDM), në bashkëpunim me shoqatën jofitimprurëse ‘Islamic Relief’ në fushën e VfL Benrath organizojnë këtë garë.

Kulmi i këtij manifestimi, si edhe më herët ishte ndeshja në mes klerikëve myslimanë dhe atyre të krishterë, shkruan “RP Online”, përcjell Albinfo.ch. Si traditë e kësaj gare tani është fakti se gjyqtar i kësaj ndeshje duhet të jetë hebre.

Por, personi që ishte caktuar ta ndajë drejtësinë ka qenë i sëmurë, kështu që në vend të tij, rolin e mori kryebashkiaku Thomas Geisel.StrugaLajm

Duhet theksuar se Mesut Özil i ka dhuruar tre fanella të ekipit të tij Arsenal nga Londra, për hit të manifestimit, ndërsa janë grumbulluar edhe 1 340 euro që do të shpenzohen për qëllime bamirësie.StrugaLajm

Festa do të përsëritet edhe vitin e ardhshëm.

Të gjithë kanë fjalë pozitive për këtë manifestim, në mesin e të cilëve edhe Joachim Stamp, politikan i njohur nga kjo anë.
Në fund të manifestimit, u arrit edhe rezultati i ndeshjes. Edhe pse imamët avancuan me rezultat të thellë 3:0, ndeshja përfundoi me rezultat 4:4 që është edhe rezultati më i mirë simbolik për të gjithë të pranishmit.

Përpos aktiviteteve sportive, pjesëmarrësit kanë mundur të shijojnë edhe specialitete të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, Bosnja, Afrika Veriore etj.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...