Një vit e gjysmë burg për gjinekologun që gënjeu një paciente se është shtatzënë

Gjinekologu Nikollçe Damçevski i cili nëntë muaj ka gënjyer një paciente se është shtatzënë, Gjykata themelore Shkupi 1 sot vendosi për një vit e gjysmë burg, dhe tetë vite ndalesë për kryerjen e veprimtarisë së profesionit, njofton Koha.

Avokatja e të dëmtuarit, Irena Fërçkovska, deklaroi se nuk është e kënaqur me dënimin e parashtruar. Ajo tha se do ti përdorin të gjitha instrumentet juridike për të nxjerr në pah të vërtetën juridike dhe të parandalojmë situata të tilla.

Sipas aktakuzës, gjinekologu edhe pse e ka ditur se pacientja nuk është shtatzënë, ka kryer kontrollime të rregullta gjinekologjike me eko aparat, ka prezantuar incizime të rrejshme eho ku është parë fëmijë, ka parashtruar aksion të rrejshëm të rrahjes së zemrës së foshnjës, si dhe ka përcaktuar gjininë e foshnjes.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...