Një 77-vjeçar zviceran ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se sapo E.S 77 vjeç, ka hyrë në det, ka pësuar arrest kardiak duke ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.