Humb jetën një person , ja emri i tij!

Një person ka humbur jetën në fshatin Pçinjë të Kumanovës. Ai është djegur nga flakët që kanë përfshirë shtëpinë ku ka jetuar, transmeton Gazeta Lajm. Bwhet fjalë për 79 vjeçarin Branko Jaçovski. Sipas Tv Telma, zjarri ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, duke përfshirë katin e parë të shtëpisë ku ka pasur letra dhe materiale tjera që digjen lehtë. Jaçovski ka jetuar në katin e dytë të shtëpisë, kurse zjarrfikësit edhe pse kanë arritur, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...