Kush është Blerim Reka, ministër i jashtëm i Kosovës

Blerim Reka ishte kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. I mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ai mori 80 mijë vota, kryesisht shqiptare.
Ai për momentin e mban pozitën e Pro rektorit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), për kërkime shkencore dhe zhvillim të universitetit. Në këtë pozitë ai është emëruar në shtator të 2010.

Nga qershori i 2006 deri më korrik të 2010 ai ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian, në Bruksel të Belgjikës. Atje ai ka pasur për detyrë që të mirëmbajë projekte për liberalizimin e vizave për Maqedoninë, menaxhim me IPA fondet dhe projekte për edukim dhe zhvillim.
Më herët, ai ka mbajtur dy pozita në UEJL si prorektor gjatë vitit 2005-2006 dhe nga viti 2003 deri 2006 ka qenë dekan i fakultetit të administratës publike. Në karrierën e tij, ai ka pasur mbi dhjetëra publike ku ka qenë autor apo bashkautor me kolegë tjerë. Temat e publikimeve lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë gjatë kohës së pasluftës në Kosovë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...