Humb jetën prej COVID mjeku i njohur në Shqipëri, 48-vjeçari Bledi Nini

Një tjetër humbje e madhe nga ‘bluzat e bardha’ në Shqipëri prej COVID-19.  Është ndarë nga jeta mjeku 48-vjeçar Bledi Nini.

Mjeku Otorinolaringolog në QSUT kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar pasi prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus.

StrugaLajm

Në lidhje me këtë humbje të madhe në radhët e mjekëve në vend ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

“Lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli në Facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...