Një shtetas shqiptar është dënuar me 25 vjet burg të enjten në Graz të Austrisë. Ai vrau bashkëshorten me thikë në prezencë të fëmijëve dhe më pas i preu fytin.
Juria e shpalli unanimisht fajtor për vrasjen e të dashurës së tij qershorin e vitit të shkuar.
25-vjeçari njihej më parë nga policia. Ai ishte dënuar 3 muaj burg, para krimit pasi kishte kërcënuar të dashurën e tij se do ta therte “si një derr”. Madje kishte kërcënuar se do vriste dhe fëmijën e tyre të përbashkët shkruan portali austriake ORF.
Ai vetë ka pranuar krimin por ka mohuar ta ketë bërë me qëllim. “I urrej duart e mia. Atë natë nuk ishin të mijat. I doja mbi gjithçka dhe nuk kisha asnjë qëllim ta vrisja”, ka thënë 25-vjeçari.
31-vjeçarja atë natë kishte pranuar se e kishte tradhtuar. Mosmarrëveshjet kishin vijuar më pas
Kosovari së bashku me të dashurën e tij nga Graz në një lokal për të festuar një vjetorin e lidhjes së tyre ku kanë konsumuar dhe alkool. Kur çifti u kthye në shtëpi mosmarrëveshjet u përshkallëzuan. Gruaja mori thikën e bukës dhe duke e vënë në kraharor kërcënoi se do të vriste veten.
Në atë moment 25-vjeçari mendohet se ka rrëmbyer thikën, e ka tërhequr gruan drejt dhomës së gjumit dhe e ka qëlluar 12 herë me thikë. Më pas shkoi në dhomën e ndenjes ku qetësoi fëmijën 3 muajsh, fëmija i tyre, dhe djalin 5 vjeçar të gruas, dhe më pas mori dhe një thikë tjetër dhe i preu fytin. Sepse e dashura e tij bënte “zhurma të çuditshme”.
Nuk doja ta lija të vuante, prandaj i preva fytin”, ka thënë 25-vjeçari.
Gruaja ishte nënë e tre fëmijëve. Një 3 muajsh të cilin e kishte nga lidhja me kosovarin dhe dy djem, një 5 vjeç dhe një 10 vjeç nga një lidhje e mëpërparshme. Në momentin e krimit djali 10 vjeç ka qenë në banesën e të atit biologjik./oranews