Në kuadër të aktiviteteve të shumta të Aleancës për Shqiptarët, sidomos pas përfundimit të zgjedhjeve të brendëshme të saj, një delegacion i përbërë nga Kryetarja e Asamblesë së Femrës, Arta Toçi, anëtarja e Asamblesë dhe Kuvendit Qëndror, Jetona Selimi dhe anëtari i Kryesisë Qëndrore, Remzi Mehmedi ishin për vizitë dy ditore në Londër për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Partia Konservatore me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit midis partive të qendrës së djathtë.
Këtë memorandium bashkëpunimi Aleanca për Shqiptarët me partinë Konzervatore e ka nënshkruajtur muaj më herët, nga nënkryetari i atëhershëm i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi.