I stresuar nga koronavirusi, burri hedh gruan nga kati i shtatë (VIDEO)

Përveç numrit të madh të viktimave dhe dëmeve në ekonomi, koronavirusi ka shkaktuar dhe çrregullime mendore te qytetarët për shkak të stresit.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tajlandën lindore, kur Dave Mitchell, 46 vjeç hodhi gruan e tij Sukanda, 56 vjeç nga kati i shtatë i një apartamenti.

Gruaja e tij arriti të shpëtonte pasi u rrëzua sipër një tende. Ajo i tha policisë se burri i saj anglez e kishte hedhur nga ballkon sepse po grindeshin me njëri-tjetrin.

Pasi ka mbërritur ambulanca, Sukanda është dërguar në spital me disa fraktura dhe me një thyerje krahu.StrugaLajm

Dave Mitchell u arrestua ndërsa në polici u shpreh se në momentin e ngjarjes ishte i stresuar. Ai ishte i shqetësuar pasi udhëtimet në Britani janë anuluar si pasojë e Koronavirusit dhe nuk mund të kthehej në vendin e tij.

SPONS

In : Aktuale

Loading...
loading...