“Veç për qef”, kjo është përgjigjja e Thaçit për vizitën e tij në Tiranë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media që mbajti sot është pyetur nga gazetarët edhe për arsyen e vizitës së tij të fundit në Shqipëri.

“Veç për qef”, është përgjigjur shkurt Thaçi.

Përndryshe, ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se Thaçi e ka sjellë me veturën e tij në Kosovë liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, në mënyrë që ky i fundit ta votojë Qeverinë Hoti.StrugaLajm

Mirëpo, Pacolli sot ka bërë me dije ndodhet ende në Shqipëri.

In : Aktuale

Loading...
loading...