Idri Istrefi pranon rezultatin :Kundër një pushteti të tërë luftuam me çdo energji që patëm

Të nderuar qytetarë, e dashur rini, struganë të mirë;

Nuk ja dolëm!

Kundër një pushteti të tërë luftuam me çdo energji që patëm, por mesa duket nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar Strugën. Jeta vazhdon. Bashkë me të edhe përpjekja për të bërë më të mirën, për Strugën, për brezat që do vijnë.

Gjithçka do t’i lihet analizës se ku gabuam. Do të ketë reflektim të thellë. Jeta e qytetarit strugan të zakonshëm nuk duhet të preket në asnjë drejtim nga ky zhvillim.StrugaLajm

Por unë dua t’ju falenderoj për besimin, aq sa ishit dhe nuk ishit pak. Dua t’ju kërkoj falje që nuk bëra më shumë.

Mijëra falenderime për ju. Jeni më të mirët.

In : Aktuale

Loading...
loading...