Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Më 10.05.2017 Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni shpërndau vërtetimet (çertifikatata) 10 edukatoreve në kuadër të programit Punë e Dobishme Komunale, e mbështetur nga UNDP. Edukatoret nga 5 fshatra...
Rreth 100 ekspertë të marketingut nga 11 shtete të ndryshme të tre kontinenteve marrin pjesë në punëtorinë e trajnimit të fundit në kuadër të projektit ”Politikbërësit e rinj të marketingut...
Universiteti i Tetovës do të vazhdojë të jetë peng i uzurpatorit Vullnet Ameti - Në heshtje absolute dhe tinëzare përgatitet uzurpimi i ardhshëm katërvjeçar i funksionit udhëheqës në UT nga...
“Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thonë nga LSDM në kumtesën...
Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se numri i turistëve në maj ka qenë 43.033 dhe shënon ulje për 3,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit...
Në takimin e sotëm të Presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike u bisedua për dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, 11 dhe 18 qershori...