Ilir Demiri do të jetë drejtori i ri i Klinikës së Tetovës

StrugaLajm

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se ministri Fatmir Mexhiti sot ka emëruar Dr. Ilir Demirin për drejtor të ri të ISHP Spitalit Klinik Tetovë. Në këtë pozitë ai vjen nga Klinika për Sëmundje infektive dhe Gjendje Febrile, ku ka punuar si koordinator në Qendrën Covid-19.
Emërimi i Demirit në këtë funksion vjen pas dorëheqjes së Pëllumb Velës nga kjo pozitë, për siç njoftoi ai, arsye personale.

In : Aktuale

Loading...
loading...