Ilir Hasani: Shumë shpejt kafe në Prishtinë pa PCR test

Shumë shpejt pritet që të hiqen masat anti-covid nga kufijtë me shtetet e rajonit, por në fillim si duket Maqedonia e Veriut do të hapet me Kosovën. Këtë e ka bërë të ditur zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar: “Shumë shpejt kafe në Prishtinë pa PCR test”.

TV21 ka mësuar se nesër Hasani do të zhvillojë një vizitë në Kosovë për të diskutuar pikërisht heqjen e PCR testeve nga pikat kufitare.

Edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi një vendim të tillë.

Filipçe tha se po zhvillohen bisedime intensive midis vendeve në rajon dhe se pritet një vendim gjatë ditëve në vijim.StrugaLajm

“Paralajmëruam disa herë javët e fundit se do të dalim me vendim, por fatkeqësisht , prisnim përgjigje nga vendet fqinje që përfundimisht u përgjigjën javën e kaluar, filloi të funksiononte sistemi për koordinim të cilin tani e mori përkrahjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup”, theksoi ministri Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...