Ja sa persona të prekur me Kovid-19!

Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 48 raste të reja me Kovid-19, 61 të shëruar dhe 4 persona kanë vdekur, përcjell INA.

Sa i përket qyteteve edhe më tej prin Shkupi me 20 raste me Kovid-19, Kumanovë-3, Dibër-1, Prilep-3, Tetovë-1, Strumicë-4, Koçani-9, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-2.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve janë testuar 387 pacientë.StrugaLajm

Të katër personat kanë vdekur në Spitale, edhe atë dy pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç), një 69 vjeçar nga Kumanova dhe një 72 vjeçar nga Tetova.

17.674 persona është numri i të prekurve me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, prej të cilëve 14.642 janë shëruar, kurse 729 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 2303 raste aktive me Covid-19.

In : Aktuale

Loading...
loading...