Imami shqiptat i gëzuar kur kthehet në Zvicër

Imami shqiptar nga Maqedonia që ligjeron në Zvicër, turpërohet që nuk e di gjermanishten

Një paradoks i llojit të vet. Ai kërkon diçka që edhe vet nuk mund ta spjegojë. „Imamët duhet të flasin më mirë gjuhën gjermane“, pohon imami shqiptar nga Maqedonia, Sami Misimi. Por, imami 61-vjeçar i Bashkësisë islame nga Frauenfeldi në Zvicër, këtë e thotë në gjuhën shqipe. Me këtë rast, ai turpërohet. Sa i përket njohjes së gjuhës shqipe, vështrimi i tij zhytet në margjina. „Ndonjëherë ndjehem i zemëruar që nuk mund të shprehem në gjuhën gjermane“, përkthen Ilham Mustafi. Për një integrim të plotë, kjo është më se e nevojshme, lë të kuptohet nga imami Misimi. Kjo do të ndihmonte që tek popullata të jenë më pak të pranishme mosbesimi dhe frika. Nga njëra anë, këtë fakt ai e kupton përmes artikujve të shpeshtë negativë nëpër media për fenë islame. Nga ana tjetër, nuk ka arsye për të dyshuar në myslimanët e rrethinës së Frauenfeldit. „Nuk duhet pasur frikë të preket diçka me duar të pastra“, thekson imami një proverb shqiptar.

Shpresa e tij është edhe xhamia e re, e cila do t`i mundësojë që njerëzve tu predikojë për islamin e vërtetë. Imami më tej spjegon se hapësirat e reja të faljes nuk janë më për te, por për gjeneratat e reja. Ato nuk janë ndërtuar vetëm për myslimanët, por për gjithë qytetin e Frauenfeldit, ku Misimi ndjehet i rehatshëm dhe të cilit i shprehë falënderim. Sinqeriteti i tij vërehet përmes një buzëqeshje të këndshme në fytyrën e tij.StrugaLajm

Sami Misimi në Zvicër ka ardhur para 15 vitesh nga Maqedonia. Pas përfundimit të shkollës fillore, pesë vite ka vijuar shkollën teologjike në Prishtinë, e më pas ka studiuar teologjinë në Sarajevë. Pas kësaj, ai shkon në Kairo për dy vite që të mësojë gjuhën arabe. Është i martuar, një djalë jeton në Zvicër, tjetri në Maqedoni, shkruan „Tagblatt“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Për çdo vit udhëton në vendlindje, por gëzimi është i madh kur kthehet në Zvicër. „Jam shumë falënderues që mu dha mundësia të jetoj këtu“, vazhdon mëtutje Misimi. Si imam ka një përgjegjësi të madhe, „para Zotit dhe anëtarëve të Bashkësisë islame“, nënvizon imami. Ndonjëherë më tepër është në rolin e psikologut se sa të imamit, kur pas lutjeve të zakonshme, shumica nga ai kërkojnë këshilla për problemet e përditshmërisë.StrugaLajm

Pesë herë në ditë, imami shqiptar predikon nga Kurani. Në ligjëratat e tij, përpiqet të përfshijë tema të ndryshmë aktuale, të dobishme për gjeneratat e reja. Njëjtë sikur edhe tek religjionet tjera, duhet gjetur mënyrën se si të jetohet me besim. Po që se ndokush e akuzon, ai tërhiqet menjëherë. „Kundërshtarë ka gjithandej dhe për gjithçka“. Imami shpreson se feja islame do të shihet ashtu siç është e jo siç mund të parashikohet. Rrogën e imamit e paguajnë antarët e Bashkësisë islame, ndërsa ata pothuajse janë edhe punëdhënësi i tij.

Komuna zvicerane i ka dhënë leje pune pa ndonjë hezitim. Edhe pse rroga e tij mezi mjafton për të mbijetuar, ai ka dhënë të holla për ndërtimin e xhamisë së re. Kohën e tij të lirë e kalon duke lexuar, përcjellë televizorin apo duke ushtruar, në mënyrë që të mirëmbajë vitalitetin e trupit. Më i lumtur do të jetë po që se përmes xhamisë të lë pas diçka pozitive, pas pensionimit të tij. Por, në zemër ka një brengë të madhe: „Po të isha 25-vjeçar, të gjitha të hollat e mia do t`i investoja për kurs të gjuhës“, përfundon imami Sami Misimi. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...