Imami vendos flamurin kombëtar në minare të xhamisë, ja ku ka ndodhur ngjarja

Imami i xhamisë së fshatit Studençan të Suharekës, për nder të 28 nëntorit, ka vendosur në minaren e xhamisë flamurin kombëtar.

I njëjti imam, pati lëshuar edhe këngën ‘Marshi i UÇK-së’ në këtë xhami, muaj më parë në shenjë proteste ndaj ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzën Gashi, i cili pati deklaruar se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së, kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë civilë.

Sot shënohen tri ngjarje të rëndësishme: Dita e Flamurit, datëlindja e legjendarit Adem Jashari dhe dalja për herë të parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...