Imer Imeri e akuzon Merkon për degradimin e administratës :Komuna ka tre sekretar dhe disa shefa kabineti

 

Kordinatori i grupit të këshilltarëve të Aleancës në Këshillin komunal të Strugës, njëkohësisht kryetar i degës së këtij subjekti në nivelin vendor,   Imer Imeri në fjalën e tij ishte i ashpër ndaj Komunës së Strugës e cila sipas tij ka degraduar vlerat e administratës.’’A e keni lexuar strategjinë për mbrojtje sociale të komunës së strugës? E ka miratuar këshilli i komunës në mandatin e kaluar, strategjia parasheh avansimin e çështjeve sociale në periudhë 5 vjeçare 2015-2020, është dokument zyrtar i komunës. Ne e dimë që nuk jeni në dijeni për këtë, sepse kaloi 1 vit ju u vërsulët ndaj administratës komunale me qëllim degradimin e vlerave intelektuale të tyre. Ne ju kemi ndjek shumë mirë dhe jemi shumë mirë të informuar që komuna e Strugës 1 vit ka funksionuar me “3 sekretar, plot shefa kabineti dhe udhëheqësa paralel nëpër sektorë”theksoi(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...