Imeri: Më 15 Tetor, shqiptarët e Strugës fuqishëm pas Aleancës!

Imeri: Më 15 Tetor, shqiptarët e Strugës fuqishëm pas Aleancës!
Imer Imeri, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë, në takimet e realizuara me banorët e fshatrave të Strugës ka folur rreth programit zgjedhor të Aleancës. Imeri ka theksuar bindjen e tij se më 15 tetor, shqiptarët e Strugës do rrethojnë numrin 9 në fletën e votimit për Aleancën për Shqiptarët dhe vetëm për shqiptarët.
“Shqiptarët më 15 Tetor do ta kryejnë obligimin e tyrë dhe do përkrahin me votë të fuqishme Ziadin Selën dhe listën e Aleancës për Shqiptarët në Strugë. Ne e kemi dëshmuar se dijmë të menaxhojmë me Strugën dhe këtë po e vëreni edhe ju për çdo ditë. Programi jonë është i përpunuar me ekspertë të fushave përkatëse dhe në konsultim me qytetarët e çdo vendbanimi veç e veç. Garancë për realizimin e programit janë punët e bëra në katërvjeçarin e kaluar, prandaj besoj se fitorja jonë në Strugë është punë e kryer”- tha Imer Imeri, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë nga Aleanca në Strugë.
Aleanca për Shqiptarët në Strugë, sot realizon takime me banorët e fshatrave Koroshishtë, Dollogozhdë, Zhepin, Dobovjan dhe Kalishtë, ku shpërndan lagje më lagje e shtëpi më shtëpi ofertën zgjedhore të saj për 4 vitet e ardhshme.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...