Importi i veturave të vjetra s’ka të ndalur

Se aspekti financiar luan një rol të madh në zgjedhjen e veturës, veçanërisht kur të vendoset se a do blihet një automjet i ri apo një e vjetër, e konfirmojnë edhe importuesit. Megjithatë, ata tregojnë se kohët e fundit, kërkesat për vetura relativisht të reja po rriten

Zejnulla VESELI
Shkup, 2 tetor – Interesimi i madh për vetura të përdorura nuk ndalon, ndërsa importi i tyre vazhdon me një ritëm të pandërprerë. Numri i veturave të importuara tregon një dallim të madh në mes furnizimit të veturave te reja dhe atyre të vjetra. Megjithëse, sipas ekspertëve, është mirë që veturat e vjetra në Maqedoni të zëvendësohen me diçka të re, megjithatë është edhe e nevojshme të tjerat të zëvendësohen edhe me më të reja, shkruan gazeta KOHA.
Më përkatësisht, gjatë këtij viti, që nga korriku janë importuar 21.892 makina, nga të cilat 3562 janë vetura të reja, ndërsa të tjerat janë të përdorura. Nëse i shikojmë të dhënat mujore, vihet re se në baza mujore, importohen rreth 3 mijë veturave, nga të cilat vetëm 500 janë të reja. Në 2017 janë importuar gjithsej 31.486 vetura, në 2016 – 34.101, kurse në vitin 2015 – 29.931. Për shkak të kësaj lind pyetja nëse importi i këtyre veturave po rrezikon sigurinë në komunikacion, ose për shkak të numrit të madh të veturave që tashmë voziten në rrugë, siguria është më e ulët?
“Numri i veturave dhe numri i vozitësve, si dhe intensiteti i trafikut në Maqedoni po rritet vazhdimisht. Sipas të dhënave jozyrtare, nga vitit 2002 e deri në vitin 2017, numri i veturave në Maqedoni është rritur nga 250.000 në rreth 550.000 vetura. Kjo rritje e madhe është kryesisht për shkak të importit të madh të veturave të vjetra”, thonë në Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, ndërsa shtojnë se, nga njëra anë – një numër i madh i veturave të importuara kanë kontribuar të ndërrohen ato të vjetra dhe të pasigurta, ndërsa të tjerat – ato më të vjetrat po vazhdojnë të kërcënojnë trafikun në komunikacion. Megjithatë, shtojnë në KRSKR, për shkak të numrit të madh të veturave të përdorura, shitjet e automjeteve të reja janë zvogëluar.
“Me importin e veturave të vjetra nuk mund të përmirësohen tiparet e sigurisë së komunikacionit në Republikën e Maqedonisë. Prandaj, është e nevojshme që vazhdimisht të monitorohet situata dhe të plotësohet rregullorja, si dhe të imponohen standarde më të larta të importi të veturave të përdorura, gjithmonë duke ndryshuar politikat e tjera ekonomike në mënyre që të krijohen parakushte për uljen e çmimeve të automjeteve të reja, me çka veturat e reja do të ishin më të pranueshme dhe më të përshtatura me standardin e qytetarëve”, shpjegon në KRSKR. Se aspekti financiar luan një rol të madh në zgjedhjen e veturës, veçanërisht kur të vendoset se a do blihet një automjet i ri apo një e vjetër, e konfirmojnë edhe importuesit. Megjithatë, ata tregojnë se kohët e fundit, kërkesat për vetura relativisht të reja po rriten.
“Në muajt e fundit, shumica e blerësve kërkojnë automjete relativisht të reja, nga viti 2008 të prodhuara e këndej, që do të thotë vetura më të reja dhe me më pak kilometrazh. Shumë prej tyre janë të shqetësuar edhe rreth llojit të veturave. Tani, ka qytetarë që janë të gatshëm të ndajnë më shumë para se më parë, kur shiteshin vetura kryesisht të lira, kjo për shkak të ikjes së riparimeve të shpeshta”, thotë njëri nga importuesit e veturave nga vendet e BE-së. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...