Ministria e Financave në Maqedoni ka publikuar raportin e borxhlinjve më të mëdhenjë në vend, ku janë përfshirë edhe komunat në vend. Sipas këtij raporti, 1.011 ministri, komuna, ndërmarrje publike, prokurori, shkolla dhe subjekte të tjera që jetojnë nga buxheti i shtetit kanë borxhe dhe detyrime të pashlyera me një vlerë prej 305 milionë euro, përcjellë INA.
Por borxhlinjtë më të mëdhenjë janë komunat, ashtu sipas raportit të financave në krye janë radhitur këto komuna.
Komuna e Ohrit me borxh 970 milionë denarë
Komuna e Tetovës me borxh prej 671 milionë denarë
Komuna e Karposhit 477 milionë denarë
Komuna e Strugës 244 milionë denarë
Komuna e Kumanovës 175 milionë denarë