Inspektorët nga Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar po kryejnë inspektim të jashtëzakonshëm tek një objekt në Strugë, që dyshohet se është ordinancë e joligjore gjinekologjike.
Drejtoresha e Inspektoratit, Irina Sotirova Buhova konfirmoi për MIA se mbikëqyrja është në vijim. Më shumë hollësira u paralajmëruan pas përfundimit të saj.
“Inspektimi i jashtëzakonshëm i ISHSHS-së në Strugë është ende duke vazhduar. Pas përfundimit të tij, ju do të informoheni”, thuhet në mesazhin e drejtoreshës.