Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë për pavarësinë e Shqipërisë

Neue Freie Presse (8 Nëntor 1912) : Intervista e Ismail Qemalit në Vjenë për pavarësinë e Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë –   17 Qershor 2017

Gazeta politike franceze, « Le Radical », ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1912, në faqen n° 3, intervistën e Ismail Qemalit dhënë për gazetën austriake, « Neue Freie Presse ».

Lideri shqiptar ka folur për pavarësinë e Shqipërisë, për aleatët e saj, si dhe për marrëdheniet me fqinjët. Ai nuk ka nguruar të paralajmërojë Evropën për rrezikun me të cilin do të përballej nëse copëtoheshin tokat shqiptare.

Në vijim do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Vjenë, 8 Nëntor 1912 : La Nouvelle Presse Libre (Neue Freie Presse)  ka botuar intervistën e liderit shqiptar, Ismail Qemali, aktualisht në Vjenë : StrugaLajm

Pushtuesit e tanishëm do të bënin një gabim të madh nëse do të dëshironin të zgjeronin kufijtë e tyre mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata kurrë nuk do të pranojnë një fat të tillë, dhe Evropa nuk do të jetë kurrë në paqe në qoftë se Shqipëria është e fragmentuar.

Nëse territoret e pushtuara nga shtetet ballkanike janë tashmë të pavarura nga Turqia, Shqipëria gjithashtu e ka në zemër të bëhet një shtet i civilizuar, dhe duke pasur parasysh se ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo e fundit do të mund të përdorë portet tona për tregtinë e saj.

Malësorët luftojnë kundra Turqisë, jo për Malin e Zi, por për pavarësinë e Shqipërisë.StrugaLajm

Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, Ismail Qemali ka deklaruar :

Ne duam të mbajmë raporte të mira me Austro-Hungarinë dhe Italinë, me qëllim që këto dy shtete të favorizojnë zhvillimin tonë intelektual dhe ekonomik.

Një shtet i vogël ka nëvojë të mbështetet tek më të mëdhenjtë, dhe kjo mbështetje  në dy fuqitë aleate të Adriatikut është e qartë.

Monarkia e madhe fqinje do të ketë vetëm përfitim nga një Shqipëri e pavarur. »

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/neue-freie-presse-8-nentor-1912-intervista-e-ismail-qemalit-ne-vjene-per-pavaresine-e-shqiperise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...