IRI: Taravari, ndër liderët më të besueshëm

Një studim i ri i IRI-t mbi përgjegjshmërinë e qeverisjes lokale, zbulon se Arben Taravari është ndër liderët më të besueshëm.

Sipas IRI-t, Taravari perceptohet si komunikues i mirë dhe politikan i sinqertë. Qytetarët e shohin atë si një person që i zgjidh problemet dhe i bën qytetarët të ndjehen të respektuar. Njerëzit mendojnë se problemet me të cilat ballafaqohet kryetari Taravari në komunë, janë jashtë kontrollit të tij për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe korrupsionit të qeverisë qendrore.

Një pjesëmarrëse në hulumtim nga Gostivari, thotë: “Nuk kemi qenë kurrë të lirë të flasim në këtë masë, të shkojmë lirshëm në komunë. Taravari ua ka dhënë këtë mundësi të gjithë qytetarëve. Të flasësh lirshëm, do të thotë se mjafton që ai e ka çliruar qytetin.”

Hulumtimi i IRI-t është realizuar në qershor dhe korrik 2023 në gjashtë komuna në Maqedoninë e Veriut: Qendër, Gazi Babë, Veles, Strumicë, Kërçovë, Gostivar dhe Shkup.StrugaLajm

Raporti i plotë: https://www.iri.org/wp-content/uploads/2024/01/MKD-FG-report-1.22.24-v3.pdf

In : Aktuale

Loading...
loading...