Strugës kanë filluar ti mungojnë mësuesit e matematikës!

Në Strugë, një qytet që dikur ishte një burim i fuqishëm për arsimimin sidomos për mësuesit e matematikës për të gjithë shqiptarët në Maqedoni, sot përballon një problem serioz të mungesës së mësimdhënësve për këtë lëndë thelbësore. Disa shkolla tashmë po raportojnë hapur këtë problem, ndërsa përballen me sfidën e zëvendësimit të tyre me mësimdhënës të profileve të tjera.StrugaLajm

Situata ka ndikuar jo vetëm në fushën e matematikës, por pritet të përkeqësohet edhe në profilet e tjera, duke treguar mungesën e një politike të mirë menduar në fushën e arsimit. Ky problem është rezultat i një sistemi arsimor që prodhon një shumicë juristësh, ekonomistësh dhe ekspertëve në IT, pa pasur parasysh nevojën për mësues të specializuar në lëndët themelore si matematika dhe fizika.StrugaLajm

Njohësit e rrethanave të arsimit në Strugë bëjnë të ditur se me pensionimin e gjeneratës së fundit të arsimtarëve të diplomuar në matematikë në vitet 80 të shekullit të kaluar në Shkup dhe Prishtinë shumica e shkollave do të mbeten pa mësues ose profesorë të matematikës, shkak i mungesës së një strategjie në planifikimin e nevojave arsimore të qytetit.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...