Ish drejtori i Spitalit të Ohrit akuzohet për korrupsion
Për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të bërë – “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka ngritur padi penale kundër L.A.(61) nga Ohri. I akuzuari, veprën penale e ka bërë në periudhën prej tetorit të vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013 si drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit, transmeton Portalb.mk.
Ai me shfrytëzimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit, pa nevojë ka ngritur iniciativë dhe ka dhënë urdhër që të zbatohet procedurë për furnizime publike të pajisjeve mjekësore dhe pjesë nga pajisje mjekësore – gjegjësisht furnizim me dy makina për dezinfektim të instrumenteve për nevojat e Spitalit të Ohrit. Këtë gjë e ka bërë pa pasur kërkesë më parë nga ndonjë repart të spitalit për furnizim të ndonjë pajisje të tillë dhe pas nevojë dhe pa deklaruar se ato janë makina të papërshtatshme që nuk kanë mundësi praktike për t’u përdorur për këtë lloj institucioni shëndetësor.
Procedura për furnizime publike është zbatuar nga 22.11 2012, ndërsa në 21.12.1012 i akuzuari në emër të Spitalit ka bërë marrëveshje me kompaninë “Euro Tim”DOOEL Shkup me të cilën e ka relizuar furnizimin e makinave për larje dhe dezinfektim me vlerë prej 703.394 denarë. Me këtë shumë L.A. e ka dëmtuar buxhetin e spitalit.