Specialitetet e kuzhinës të Dritan Hoxhës nga Ladorishti në Amerikë të preferuarat e ish-presidentit Klinton

Ish-Presidenti SHBA-ve Bill Clinton, të dielën, më 30 Korrik,  ndaloi për një vizitë të shkurtër në restoranin “Papa Al’s Pizza” në Newtown, restoran ky në pronësi shqiptarit Fiat Islami nga Ladotishti i Strugës.
Sipas Dritan Hoxhës nga Ladorishti, por që me vite të tëra është kuzhinier i njohur në Papa Al’s, ish-presidenti erdhi në restorant me një ekip sigurimi dhe bëri porosinë e tij. Hoxha më tej  tha se Clinton ishte një njeri i zakonshëm si të gjithë ne, shumë i sjellshëm dhe kishte një “fytyrë të buzëqeshur” gjatë gjithë vizitës së tij.
Edhe pse vizita ishte e shkurtër, ish presidenti dhe ekipi i tij nuk u largua pa bërë disa fotografi me stafin e restorantit, thotë Hoxha.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...