Ish- terroristja gjermane që qendronte edhe në Strugë ka kërkuar falje

Ish terroristja gjermane e RAF-it (Rote Armee Fraktion), Silke Maier-Witt e ka lutur të birin e funksionarit dhe menaxherit ekonomik gjerman të vrarë, për falje.

Dyzet vite pas vrasjes së funksionarit ekonomik gjerman, Hanns Martin Schleyer, një ish terroriste e RAF-it i ka lutur të afërmit për falje. Silke Maier-Witt (67), e cila ishte dënuar me dhjetë vite burg për shkak të rrëmbimit dhe vrasjes së Hanns Martin Schleyer dhe e cila tash e dhjetë vite jeton në Maqedoni (veçanërisht në qytetet ku jetojnë në shumicë shqiptarët), sipas informatave të gazetës gjermane „Bild“, javën e kaluar është takuar në Shkup me Jörg Schleyer (63), djalin më të ri të Schleyer. Ajo e ka përshëndetur me fjalët: „Tingëllon aq rrafsh, por dua t`ju kërkoj falje. Nuk ndihmon edhe aq shumë, por mendoj se gjithnjë i jam shmangur këtij rasti“.

Tashmë 40 vite, Jörg Schleyer është duke kërkuar përgjigje në pyetjen kush e rrëmbeu dhe cili terrorist e vrau babain e vet, njofton „Shtegu.com“. Pas një bisede më tepër se shtatorëshe me Maier-Witt, për „Bild“ ka pohuar: „Për herë të parë po dëgjoj nga goja e një terroristi të dënuar, se cilët persona kanë qenë te babai im kur janë shkrepur të shtënat“. Ai është duke shpresuar se autorët e tjerë do ta ndjekin shembullin e Maier-Witts.StrugaLajm

Schleyer gjithashtu i ka kërkuar kryetarit gjerman, Frank-Walter Steinmeier, t`i bëjë publike të dhënat e mbajtura sekret deri më tani, për vrasjen. Deri më tani ende nuk është zbuluar se kush e ka vrarë Schleyer, pas një pengmbajtje prej gjashtë javësh. Para se të ndodhte vrasja, përpjekja e terroristëve për të liruar nga burgu anëtarët e RAF-it kishte dështuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...