Ismail Lena,strugani që ‘’sfidoi’’Europën me veturë duke ”shkelur” 35 vende në 30 ditë (Foto)

Ismail Lena është 27 vjecari nga Ladorishti I Strugës i cili ka sfiduar veten duke udhëtuar me makinë në gjithë Europën duke përshkruar 20 460 km për 30 ditë .Ai u kthye dje në Ladorisht të Strugës me bindjen se  pavarsisht gjithkaje, vendlindja  është e pazëvendsueshme. Ismaili, udhëtimin e ka nisur nga fshati Ladorisht duke shkelur një nga një, të gjithë kryeqytetet e 35 vendeve europiane që kanë qënë pjesë e itinerarit të tij.Në fillim, ai ka udhëtuar drejt vendeve të lindjes duke filluar nga Bullgaria,Rumania,Molldavia për të vazhduar me Ukrainën,Bellorusinë ,Rusinë, Vendet baltike dhe ato skandinave nga ku ka zbritur në Europën qendrore duke vizituar Poloninë,Cekinë,Gjermaninë ,Vendet e Ulta, Francën  për të vazhduar me Britaninë dhe Irlandën pastaj me Spanjën Portugalinë,Gjibraltarin,Monakon,Zvicrën,Austrinë,Sllovakinë,Hungarinë për ta përfunduar itinerarin me Serbinë duke u kthyer në Maqedoni.Ismail Lena, tregon për Strugalajm.com se këtë udhëtim ai e ka ndërmarr  për ta prekur nga afër diverzitetin dhe kulturat e ndryshme që ka Europa.Gjatë rrugëtimit të tij, ai tregon se ka takuar  njerëz të mrekullueshëm që atij këtë udhëtim ja kanë bërë një rrugëtim interesant  dhe shumë mbreslënës .Gjatë këtij udhëtimi,Ismaili ka takuar  familjar, por  dhe shumë shqiptar me origjinë nga Struga dhe Maqedonia që kanë jetuar dhe vepruar në vendet europiane që ai  preku nga afër.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...