Ismail Lena,strugani që ‘’shkeli’’Europën, për 6 muaj viziton 51 shtetet europiane(Foto)

Ismail Lena,strugani që ka pasion udhëtimet ka përmbyllur misionin e tij personal që të vizitojë të 51 vendet e Europës .Ismaili në një prononcim për Strugalajm.com thekson se këtë sfidë e ka realizuar në tre etapa në një periudh kohore prej  6 muajve duke filluar nga muaji nëntor I vitit të kaluar për ta përmbyllur me udhëtimin që realizoi së fundi në shtetet ishullore dhe ato të kaukazit..Pasi shkeli vendet e Europës perëndimore dhe asaj lindore Ismaili tregon se udhëtoi  edhe në shtetet ishuj si Islanda ,Malta dhe Qipro për të përmbyllur me Turqinë dhe vendet e kaukazit si Armenia,Gjorgjia,dhe Azerbegjani.

Në gjithë këto destinacione, Ismaili ka udhëtuar me makinën e tij, por për të arritur në disa shtetet ishullore ai ka përdorur edhe tragetin apo edhe aeroplanin. Ismail Lena, tregon për Strugalajm.com se këtë udhëtim prej mijra kilometrash  e ka ndërmarr  për ta prekur nga afër diverzitetin dhe kulturat e ndryshme që ka Europa .Gjatë rrugëtimit të tij, ai tregon se ka takuar  njerëz të mrekullueshëm që atij këtë udhëtim ja kanë bërë një rrugëtim interesant  dhe shumë mbreslënës .Gjatë këtij udhëtimi,Ismaili ka takuar  familjar, por  dhe shumë shqiptar me origjinë nga Struga dhe Maqedonia që kanë jetuar dhe vepruar në vendet europiane që ai  preku nga afër.Ndërkohë kur pyetet për diverzitetetin kulturor dhe qasjen që njerëzit e vendeve të ndryshme kanë patur ndaj tij ai shton se lindorët e Europës I rezultuan  më të predispozuar për të ndihmuar një të huaj edhe pse pothuajse në cdo vend europian që ka shkelur ndan përshtypje shumë të mira.Padyshim që këto udhëtime kanë një fatur financiare të cilin Ismaili Lena tregon se ka mundur ta mbulojë falë të ardhurave që siguron nga një kompani shërbimesh në Alaskë të Amerikës si dhe puna   dhe menaxhimi  i një kompanie tjetër  nga sfera e kontabilitetit po në Amerikë  duke punuar falë teknologjisë sot edhe nga shtëpia e tij në Ladorisht të Strugës.

(Strugalajm.com)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...