Liria e mediave, përmirësohet gjendja në Maqedonisë por sërish të fundit në rajon

Maqedonia e Veriut këtë vit ka shënuar ngjitje sa i përket lirisë së mediave në pesë vitet e fundit. Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur vendin në pozitën e 95 apo 14 vende më mirë se në të raportet e kaluara.

Megjithatë, sipas raportit Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet ndër të fundit krahasuar me vendet në rajon.

“Reporterë pa Kufi” e kritikojnë vendin për shkak të reformave të pa realizuara në veprimtarinë radiodifuzive. Në raportin e organizatës thuhet se përfaqësues të lartët ë pushtetit vazhdimisht fyejnë gazetarë në Maqedoninë e Veriut.

Reporter pa Kufi

Sulmet e dhunshme ndaj të punësuarve në media janë më të rralla, por kultura shumëvjeçare e mosndëshkimit ndjehet edhe më tej. Vetëm për një pjesë të vogël të sulmeve të cilat ndodhën në vitet e kaluara janë ngritur hetime dhe janë identifikuar dhunuesit. Vetëm dy nga 59-të sulme të regjistruara ndaj gazetarëve në vitet e fundit kanë qenë lëndë e hetimit dhe kanë përfunduar. Kjo nuk e arrin shkallën e duhur që të dekurajohen përgjegjësit për sulmet.

Organizata “Reporter pa Kufi” në raportin e saj thekson se dy vite pas ndryshimit të pushtetit, ende nuk është realizuar reforma e premtuar e Ligjit për veprimtari radiodifuzive. Për këtë arsye, vlerëson se RTVM raporton njëanshëm.

Nga vendet e rajoni më poshtë se Maqedonia e Veriut ndodhet vetëm se Mali i Zi në vendin 104 dhe Bullgaria e 111-ta. Më lartë janë: Serbia në vendin e 90-të e cila këtë vit ka shënuar rënie prej 14 vendeve. Shqipëria është e 82-ta, Kosova e 75-ta, Greqia e 65-ta, Kroacia në vendin e 64-t, Bosnja e Hercegovina në vendin e 63-të. Ndërsa më së miri radhitet Sllovenia e cila e mban vendin e 34-t.

Maqedonia e Veriut në vendin e 95-të.

Më poshtë

Mali i Zi – në vendin e 104-t

Bullgaria – në vendin e 111-të.StrugaLajm

Më lartë

Serbia – në vendin e 90-të.  Ka shënuar rënie prej 14 vendeve

Shqipëria – në vendin e 82-të

Kosova – në vendin e 75-të

Greqia – në vendin e 65-të

Kroacia – në vendin e 64-t

Bosnja e Hercegovina – në vendin e 63-të

Sllovenia – në vendin e 34-t

In : Aktuale

Loading...
loading...