Ja cfarë i kërkon LSDM-ja, Ramiz Merkos në Strugë

Disa nga vendet më të rëndësishme në pushtetin e ri lokal në Strugë që gjatë kohës së Zijadin Selës udhëhiqeshin nga kuadro shqiptarë, Ramiz Merko do të duhet t’ia japë LSDM-së. Burime partiake nga partia e Zaevit për Alsat M thonë se si rezultat i mbështetjes publike që ai dhanë Merkos në raundin e dytë, do kërkojnë post presidencial në këshillin komunal, sekretar komune, drejtor të ndërmarrjeve publike, si edhe disa punësime. Merko, i cili në rrethin e dytë fitoi në pothuajse të gjitha vendbanimet maqedonase, për Alsat M pohon se është përgatitur një marrëveshje.

Interesant do të jetë edhe matja e forcave në këshillin e qytetit, ku BDI-ja dhe Merko tani për tani nuk kanë shumicën e nevojshme. Më shumë këshilltarë ka grupi i Aleancës për Shqiptarët, tetë gjithsejtë të cilët tanimë kanë konfirmuar bashkëpunimin me dy këshilltarët e Lëvizjes BESA.

Koalicioni me BDI-në do të vazhdojë të funksionojë siç është edhe koalicioni në nivel qendror. Do të punojmë në zbatimin e programit të përbashkët që do të përfshijë edhe fushatën parazgjedhore të LSDM-së- tha Nikolina Velkoska – bartëse e grupit të LSDM-së.StrugaLajm

Në këtë përbërje të këshillit BDI ka gjashtë përfaqësues, ndërsa LSDM-ja shtatë, që së bashku kanë 13 këshilltarë. Aleanca dhe Besa së bashku i kanë 10. Kjo do të thotë se nga katër këshilltarët e VMRO-DPMNE-së do të varet se kush do e ketë shumicën në Këshillë. Ndërkohë ngaa partia e Gruevskit theksojnë se edhe pse për momentin nuk kanë marrëveshje me asnjë parti tjetër, por në varësi të negociatave të mundshme, do të vendosin se si do të veprojnë.








Loading…


loading…