Ja çfarë tha Albin Kurti pas fitores zgjedhore

Kreu i Vetëvendosjes, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti në prononcimin e parë mediatik pas fitores së VV-së ka falënderuar me mijëra herë mërgatën, të rinjtë, gratë dhe të gjithë ata që sot votuan.

Kurti faëlnderoi edhe oponentët e tij që realizuan garën e drejtë dhe pa incidente.StrugaLajm

“Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Referendumi për drejtësi dhe kundër korrupsionit fitoi. Të dashur mërgimtarë me veprimin tuaj, keni dhënë shpresë dhe kurajo të dashur mërgimtarë, ju duam shumë. Falënderoj oponentët për garën fer dhe pa incidente, ju uroj reforma të sukseshme. Na nevoitet opozitë konstruktive. Rruga para nesh është e gjatë dhe do kemi pengesa, do të gabojmë ndoshta diku, po qëllimin e kemi të mirë e fisnik. Fitorja nuk është e imja e as e VV-së. Është që ta bëjmë Kosovën më të mirë. Nuk do fitonim, pa mjekët, pa pronarët, pa puntorët dhe pa inxhinjerët ose pa gratë ose rininë, dhe pa mërgatën. Pa shantazhe, pa korrupsion do ta drejtojmë Kosovën. Nuk do të hakmerremi”, tha Kurti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...