Ja çfarë u fol në takimin e liderëve pa BESËN (VIDEO)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se takimi i sotëm ishte në vazhdimësi e takimeve mes partive politike parlamentare shqiptare ku janë vlerësuar punët e deritanishme.
“Vlerësuam punën e mirë që është bërë deri më tani, kemi bërë bilanc të të gjithë programeve zgjedhore të parive politike me çka një pjesë e tyre përcaktimeve, tanimë një pjesë e tyre vetëm se janë përfshirë në programin qeveritar. Ja t’u marrë shembull praktik, kemi kërkuar të bëhen takime e rregullta me fqinjët, rezultate ka pasur takime në Sofje, në Athinë, por dhe vizitat që do të bëhen nga autoritet e larta si paralajmërimet e Nimicit dhe Pribesë etj”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti nënvizoi se pjesëmarrja e PDSH-së në këto takime është pozitive, ndërsa shprehu brengosje për mospraninë e Lëvizjes BESA.
Përveç Ahmetit në takim ishte deputeti Artan Grubi, nënkryetarët Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, nga LR-PDSH Ziadin Sela dhe Arben Taravari, nga PDSH ishte Luan Tresi si dhe Vesel Memedi i RDK-së dhe Gëzim Ostreni nga Uniteti. (INA)