Ja cilët persona nuk do të kenë nevojë të vijnë në Fond për t’u riregjistruar si të siguruar shëndetësor

Në fillim të çdo viti, Enti shtetëror i statistikës i publikon të dhënat për nivelin e pagës mesatare dhe pagës minimale për punëtorët. Në pajtueshmëri me Ligjin për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social dhe me qëllim që personat e papunë të kenë sigurim shëndetësor të vazhdueshëm, Fondi i publikon limitet e të ardhurave të realizuara për riregjistrimin e personave me të ardhura të ulëta. Nga shkaku se vitin e kaluar kemi pasur rritje të nivelit të pagës minimale, në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto si familje në vitin 2017, këtë vit kemi rritje të limitit të Ligjit për sigurim shëndetësor.

Çdo vit, në periudhën kohore prej 1 Shkurt e deri me 31 Mars, personat që kanë pas realizuar të ardhura të ulëta, kanë qenë të obliguar të japin deklaratë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’a vazhduar të drejtën e sigurimit shëndetësor të cilën u’a mbulon shteti përmes Ministrisë së shëndetësisë.

Këtë vit vazhdon riregjistrimi në mënyrë automatike andaj i njoftojmë personat me të ardhura të ulta të cilët vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura nën vlerën 144.000 denarë, nuk do të ketë nevojë të vijnë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’i deklaruar të ardhurat pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike. Ju informojmë se limiti përmes së cilit qytetarët e realizojnë këtë të drejtë shënon rritje të vazhdueshme shkaku i rritjes së pagës minimale edhe atë, prej 96.600 denarë për vitin 2014, në 115.080 denarë për vitin 2015 dhe 120.960 denarë për vitin 2016.

Gjithashu, Fondi do të riregjistrojë personat të cilët në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulta se 24.000 denarë ndërsa udhëhiqen në kategorinë e të siguruarve që kanë realizuar vitin e kaluar të ardhura në vlerë prej 144.000 denarë deri 204.480 denarë. Dy kategoritë tjera të personave të siguruar që paguajnë 50% ose 100% të kontributeve nga paga mesatare, nëse janë në korniza të limitit prej 144.000 denarë deri 204.480 denarë denarë, nuk do të kenë nevojë të vijnë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit për t’u riregjistruar.StrugaLajm

Të siguruarve që do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike, nuk do të pranojnë Vendime të reja përmjet postës. Personave që nuk do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike shkaku i të ardhurave më të larta se limiti i publikuar, do të pranojnë Vendime përmes postës për të ardhur në Njësinë rajonale të Fondit të riregjistrohen.

Personat të cilët nuk e kanë realizuar këtë të drejtë respektivisht, nuk egzistojnë në bazën e Fondit për sigurim shëndetësor duhet të vijnë dhe të aplikojnë në sportelet e Njësive rajonale të Fondit. Personat të cilët gjatë muajit Janar 2018 për së pari herë kanë aplikuar për sigurim shëndetësor, do të duhet të vijnë sërisht në sportelet e Njësive rajonale të Fondit për të dhënë deklaratë, në pajtueshmëri me limitet e reja Ligjore të posa publikuara pasi të njejtat për vitin 2017 janë rritur. Numri i personave që kanë aplikuar për së pari herë në muajin Janar 2018 është 3.953. Njëashtu, edhe personat që kanë ndryshime në të ardhurat e realizuara neto, prej dates 1 Shkurt deri 31 Mars të këtij viti do të duhet t’i sjellin dokumentet në Njësitë rajonale të Fondit për t’a bërë regjistrimin e sërishëm.StrugaLajm

Potencojmë se, të ardhurat e realizuara brenda familjes konsiderohen të ardhurat personale të bartësit dhe të ardhurat e anëtarëve tjerë të familjes (bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve).

Limitet e reja për sigurim shëndetësor në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto në vitin 2017 janë:

Deri 000 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;
Prej 000 deri 204.480 denarë, nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 24.000 denarë – sigurimin shëndetësor e mbulon shteti respektivisht, Ministria e shëndetësisë;
Prej 000 deri 204.480 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë prej 50% të pagës mesatare respektivisht, 1.244 denarë në muaj;
Mbi 480 denarë – sigurimin shëndetësor e paguan vetë i siguruari në vlerë 100% të pagës mesatare respektivisht, 2.488 denarë në muaj.
Fondi në mënyrë të vazhduar i kontrollon të dhënat e marra nga Drejtoria e të ardhura publike për personat e siguruar në nivel familjar dhe në rastet kur konstaton se i siguruari merr pjesë në kategorinë e personave me të ardhura më të larta, por nuk i ka deklaruar të ardhurat dhe ndërkohë ka shfrytëzuar shërbime shëndetësore, Fondi sipas detyrës zyrtare do të sjellë Vendim për t’a ndërprerë statusin e sigurimit shëndetësor për personin në fjalë duke i’u shkurtuar e drejta e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, përveç të drejtës për shfrytëzimin e ndihmës urgjente.

Të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me Projektin për regjistrimin/riregjistrimin e personave të pa punë, të siguruarit do të mund të informohen çdo ditë pune prej orës 8:30-16:30 duke u lajmëruar në linjën telefonike pa pagesë 0800 33 222 në adresën elektronike [email protected] ose në web faqen zyrtare të Fondit www.fzo.org.mk tek pjesa Personat që realizojnë të hyra të ulta.

In : Aktuale

Loading...
loading...